Enjoy Macedonia all year round!

Kodra e Diellit - qendra për skijim

Përgadituni për aventurë shihni jetën nga një tjetër lartësi

Kamerë drejtpërdrejt

Kodra e Diellit është qendra më e famshme sportive dhe rekreative dimërore në Republikën e Maqedonisë. Ajo përmban një numër të madh të ditëve me diell dhe mbulesë na dëbora  nga tetori deri në maj. I përshtatshëm për të gjitha disiplinat e skijimit. Veçanërisht tërheqëse për skijuesit profesionistë dhe ata që duan rekreacion. Kodra e Diellit disponon me terene për skijim me një sipërfaqe prej 35 km2.

ELEM TURS filiali Kodra e Diellit Tetovë, disponon me dy hotele “Kodra e Diellit” dhe “Slavija”, të cilat janë të vendosura në 1707 dhe 1780 metra  lartësi mbidetare. Qendra për skijim Kodra e Diellit është e lidhur me një rrugë locale të asfaltuar nga Tetova në gjatësi prej 18 km që rregullisht mirëmbahet.

E ngrohur nga dielli, Kodra e diellit premton kohë të kaluar më së miri në çdo sezonë

Për ata që preferojnë aventurat verore, ky është destinacioni i duhur për pushimet verore, alpinizëm, çiklizëm malor dhe paraglading.

Hotelet Slavija dhe Kodra e Diellit janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të kalojnë ditë të plot  diell, ajër të pastër, sport dhe argëtim. Kapacitetet tona garantojnë pushim të mrekullueshëm dhe të rehatshëm midis momenteve të mbushura me aktivitete.

Çmimore

Multimedia

Hotel SLAVIJA

Hotel SLAVIJA është një hotel i kategorisë “B” dhe disponon me 33 dhoma (dyshe, treshe dhe katërshe) dhe 6 apartamente. Te gjitha dhomat kanë banjo private.

Hoteli disponon me restorant, tarracë me pamje kah terenet për skijim, sallë për takime, bar aperitiv, sallë televizive, dyqan, shërbim për marrje me qera të pajisjeve për skijim, klub bilardi, klub ping-pongu, lojëra argëtuese, pishinë të mbuluar, etj.

Kontakt dhe rezervime

Hotel KODRA E DIELLIT

Hotel KODRA E DIELLIT është një hotel i kategorisë “B”, i vendosur pranë tereneve për skijim  dhe disponon me 53 dhoma (dyshe, treshe dhe katërshe). Te gjitha dhomat kanë banjo private.

Kapaciteti total është 190 mysafirë. Hoteli disponon me restorant, bar aperitiv, sallë televizive, disko klub, dyqan, shërbim për marrje me qera të pajisjeve për skijim, klub bilardi, klub ping-pongu, lojëra argëtuese, etj.

Kontakt dhe rezervime

Close Menu