Enjoy Macedonia all year round!

ELEM Turs SHPKNJ Shkup, Maqedoni

Kompania jonë ka vetëm një qëllim – t’u ofrojë klientëve tanë përvojë dhe kënaqësi të veçantë gjatë gjithë vitit. Të udhëhequr nga ky mision, kapacitetet me të cilat disponojmë dhe i ofrojmë janë destinacionet më të dëshiruara dhe më të vizituara në Maqedoni në çdo sezonë.

Komoditeti, mikpritja dhe shërbimi, si dhe vendndodhja strategjike, garantojnë eksperiencë të paharrueshme dhe ditë të kaluara mirë.

Meqë dijmë se preferencat për aventura, kënaqësi ose thjesht relaksim janë të ndryshme, ne ofrojmë destinacione dhe shërbime të ndryshme që do të kënaqin shijen e të gjithëve.

Kudo që të shkoni, ne ju garantojmë shërbim të nivelit të lartë, mirëseardhje të ngrohtë, nikoqirë besnikë dhe atmosferë të mrekullueshme.

E juaja mbetet vetëm të na vizitoni!

Kënaquni ne Maqedoni në çdo sezonë!

Historia

"ELEM Turs" SHPKNJ është një kompani e themeluar më 17 maj 2012 nga SH.A. "Elektranat e Maqedonisë", e cila është njëkohësisht partneri i vetëm i "ELEM TURS" SHPKNJ. Aktiviteti kryesor i "ELEM Turs" SHPKNJ është veprimtari në fushën e turizmit, mikpritjes, rekreacionit dhe sportit, më saktësisht krijimi dhe shitja e produkteve turistike që do të jenë pjesë e ofertës turistike kombëtare dhe rajonale.

Në kuadër të kompanisë "ELEM TURS" SHPKNJ SKOPJE, përveç selisë në Shkup, përfshihen filialet e mëposhtme:

  • Filiali Kodra e Diellit (Qendra për skijim "Kodra e Diellit" me hotelet "Kodra e Diellit" dhe "Sllavija")
  • Filiali "Molika" (Qendra për skijim "Kopanki" dhe hoteli "Molika");
  • Filiali "Livadhishte" (autokampi "Livadhishte" në brigjet e Liqenit të Ohrit);
  • Kapacitet për akomodim "Shën Stefan" në brigjet e liqenit të Ohrit;
  • Filiali "Hanet e Mavrovës" (kapacitet për akomodim, ish pushimorja e punëtorëve, në Hanet e Mavrovës)
  • Filiali  Dojran i vjetër (kapacitet për akomodim në "Villa Tikvesh" në brigjet e liqenit Dojran dhe plazh me tarrasë verore dhe bar);
Vizioni

Vizioni është që "ELEM TURS" SHPKNJ të jetë lider rajonal në turizëm, me theks të veçantë në veprimin në fushën e turizmit rekreativ, i cili në 10 vitet e ardhshme do të shndërrohet në një nga kompanitë kryesore në Evropën Juglindore që merren me krijimin dhe shitjen e produkteve në zonën e turizmit "Outdoor".

"ELEM TURS" SHPKNJ do të punojë në krijimin e një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve në turizmin "Outdoor", të cilat do të jenë të orientuara për konsumatorët në tregun turistik vendas dhe të huaj.

Zbatimi i metodave inovative dhe përdorimi i proceseve të shpejta të adaptimit në krijimin e produkteve dhe përmbajtjeve turistike, përshtatur me trendet aktuale të tregut, do të jetë shtylla e teknologjisë know-how që do të udhëheqë zhvillimin e kompanisë.

Mision

Misioni ynë është "ELEM TURS" SHPKNJ të jetë markë e njohur në tregun e turizmit, duke ofruar një shumëllojshmëri të gjerë të produkteve të turizmit, duke vënë theks të veçantë në cilësinë e shërbimeve.

Funksionimi i "ELEM Turs" SHPKNJ do të jetë në përputhje me aktet e përgjithshme për punën e SHA "Elektranat e Maqedonisë", si dhe në përputhje me planet për funksionimin e kompanisë sonë dhe rregulloret e vlefshme ligjore në Republikën e Maqedonisë.

“ELEM TURS” SHPKNJ do të jetë njësia e veçantë ne të cilën do të jenë të integruara të gjithë njësitë e punës të kompanisë ELEM të cilat punojnë në sferën e turizmit dhe hotelerisë dhe detyrë e të cilëve është krijimi i shitjes së produkteve të pavarura turistike, si dhe formësimi i shërbimeve turistike dhe përmbajtjeve turistike që do të marrin pjesë në krijimin e produkteve komplekse turistike në bashkëpunim me subjektet tjera nga vendi dhe jashtë.

Qëllimet

"ELEM TURS" SHPKNJ u krijua me qëllim për të qenë kompania udhëheqëse kombëtare në fushën e turizmit, e cila do të marrë pjesë aktive në krijimin e Republikës së Maqedonisë si destinacion kompetent dhe konkurues turistik dhe do të marrë pjesë në organizimin dhe planifikimin e zonës më të gjerë turistike të kufijve kombëtarë.

"ELEM Turs" SHPKNJ, si njësia e vetme biznesore e ndërmarrjes mëmë SH.A ELEM, përgjegjëse për punën në fushën e turizmit, do të integrojë të gjitha subjektet në kompani që punojnë në fushën e turizmit dhe hotelerisë, me theks të veçantë në tre qëllime:

  • Profesionalizimi i personelit, kryesisht përmes mbikualifikimit dhe ritrajnimit të profesionistëve ekzistues, me qëllim të marrjes së profesionistëve të trajnuar në fushën e turizmit, të cilët do të jenë në gjendje t'i përgjigjen sfidave të paraqitura nga tregu modern në rritje.
  • Modernizimi i infrastrukturës (suprastrukturore) të të gjitha objekteve turistike në mënyrë që të përshtaten me standardet më të larta botërore që janë të pranishme në llojet e ofertave turistike që do të zhvillohen në periudhën e ardhshme. Qëllimi përfundimtar i modernizimit është të rrisë qarkullimin e përgjithshëm të turizmit dhe të rrisë fitimet duke rritur konkurrencën, efikasitetin dhe efektivitetin në punë.
  • Zhvillimi dhe implementimi i teknologjive të reja në procesin e krijimit të produkteve vendore për turizëm, të cilat në mënyrë kompetente dhe konkuruese mund të vendosen në tregun vendor dhe të huaj, me qëllim që të mundësohet zhvillim afatgjatë i turizmit i cili do të bazohet në principet e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit.
Organizimi
Struktura organizative e "ELEM TURS" SHPKNJ

"ELEM TURS" SHPKNJ SKOPJE" - selisë

  • Filiali Kodra e Diellit
  • Filiali "Molika"
  • Filiali "Livadhishte"
  • Kapacitet për akomodim "Shën Stefan" në brigjet e liqenit të Ohrit
  • Filiali "Hanet e Mavrovës"
  • Filiali  Dojran i vjetër
Partnerët

FILIALET

Close Menu