Ski qendra “Kodra e Diellit” dhe “ELEM TURS” ishin nikoqirë dhe mbështetje e kompeticionit ndërkombëtarë tradicional “Memoriali Steve Ilieski- Karagjule 2019” i cili u mbajt këtë vikend, në organizim të “Shokët e Steve-s”, KM “Aleksandër”, KS “Polar” dhe KS “Sharplaninec”.
Në edicionin e tetë të kompeticionit të madh për fëmijë morën pjesë numër rekord i konkurentëve, 119 nga numri i përgjithshëm prej 154 konkurentësh. Në linjën fillestare kishte konkurentë nga klubet e skijimit dhe shkollat nga Mali i Zi, Bullgaria, Sërbia, Kosova dhe Maqedonia. Për herë të parë ky kompeticion ishte i vlerësuar nga kupi i Alpeve të Maqedonisë në organizim të Federatës së skijimit të Republikës së Maqedonisë. Kupat speciale “Karagjule” të destinuara për konkurentët më të vegjël i fituan Danica Iliq nga Sërbia dhe Briz Cana nga Kosova që të dy ende pa mbushur 5 vite.
Sipas kategorive më të suksesshëm ishin:
- Fjollat e borrës – femra: Klea Vokshi (Kosovë)
- Fjollat e borës- meshkuj: Branko Kalenikov (KS Snow sport, Maqedoni)
- Vogëlushet më të vogla: Dunja Kovaçeviq (Mali i Zi)
- Vogëlushet më të vogla: Diar Sadiku (Kosovë)
- Vogëlushet më të rritura: Ema Sadiku (Kosovë)
- Më të rriturit: Danilo Ilev (KSA Skadi, Maqedoni)
- Fëmijë 1 – femra: Lirika Deva (Kosovë)
- Fëmijë 1 – meshkuj: Klos Vokshi (Kosovë)
- Fëmijë 2 – femra: Kiana Kryeziu (Kosovë)
- Fëmijë 2 – meshkuj: Dren Spahiu (Kosovë)