Enjoy Macedonia all year round!
ME DITË PA PAGESË, NESËR FILLON SEZONI I SKIJIMIT NË QENDRËN PËR SKIJIM “KODRA E DIELLIT”

ME DITË PA PAGESË, NESËR FILLON SEZONI I SKIJIMIT NË QENDRËN PËR SKIJIM “KODRA E DIELLIT”

Ju informojmë që sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit fillon nga e diela (06.01.2019), dhe tradicionalisht për të gjithë vizitorët, skijimi në ditën e parë është pa pagesë. Janë mundësuar kushtet për fillim zyrtar të sezonit të ri të skijimit në qendrën tonë më të madhe të skijimit “Kodra e Diellit”. I ftojmë të gjithë dashamirët e skijimit dhe borës, nesër me fillim në ora 9 bashkë të hapim sezonin e skijimit me skijim tradicional pa pagesë në ditën e parë të sezonit.

Qendra për skijim është plotësisht e përgatitur dhe pajisur për funksionim të pandërprerë dhe të sigurtë të terreneve për skijim. Janë ndërmarrë përgaditjet teknike dhe aktivitetet për fillim dhe mbarëvajtje të sezonit të ri të skijimit, është bërë shenjim i shtigjeve ekzistuese, ndërsa terenet e skijimit janë përgatitur me ndihmë të makinave për përgatitje të shtigjeve të skijimit. Për skijimin e nesërm në funksion do të vendoset teleferiku– „Ceripashina“ dhe ski-lifti„Aerodrom“ dhe „Ge“. Kapaciteti I tyre përfshin rreth 1800 skijues në orë. Si risi nga kjo sezonë do të ketë bileta elektronike skijimi me çka pritet të zvogëlohet grumbullimi I njerëzve në teleferikë dhe ski lifte.

Për ulësen dyshe „Shën Ilija“ në vijim janë punët finale nga faza përfundimtare pas instalimit të pajisjeve për kontrollë dhe udhëheqje me teleferikun. Ky teleferik do të vendoset në funksion më tutje.

Nga fillimi zyrtar i sezonit të dimrit do të vlejnë çmimet e rregullta për biletat për skijim. Bileti sezonal kushton 9.500, bileti ditorë, i cili vlen prej ora 9 deri 15, do të shitet me çmim prej 900 denarë, bileta gjysëmditore, e cila vlen prej ora 12 deri 15, kushton 600 denarë. Bileta për skijim nate, e cila vlen prej ora 19 deri 22, do të kushtojë 500 denarë.  Për gjithë biletat paguhet avans i kthyeshëm me çmim prej 150 denarë. Risi nga ky vit është mundësia për shëtitje turistike me makinë për rregullimin e borës me çmim prej 6.500 denarë për orë.

Ju miërpresim bashkë të fillojmë edhe një sezonë skijimi të suksesshme! 

Shkup, 05.01.2019                                                                                          ELEM TURS SHPKNJ SHKUP

 

Close Menu