Enjoy Macedonia all year round!
Informatë nga takimi i punës i mbajtur mes palëve të interesuara në qendrën për skijimт „Kodra e Diellit, 15.12.2108, hotel „Slavija“, Kodra e Diellit

Informatë nga takimi i punës i mbajtur mes palëve të interesuara në qendrën për skijimт „Kodra e Diellit, 15.12.2108, hotel „Slavija“, Kodra e Diellit

Më 15.12.2108 (e shtunë) në hotel „Slavija“ në Kodër të Diellit, me iniciativë të Drejtorit të “ELEM TURS” SHPKNJ Shkup Xhemail Jusufi, u mbajt takimi i punës me palët e interesuara në Kodër të Diellit.

Gjatë kohës së takimit të punës theks i veçantë u vendos në shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim mes palëve të interesuara në qendrën për skijim “Kodra e Diellit” me qëllim që të diskutohen dhe definohen mundësitë dhe shanset për bashkëpunim të përbashkët  me qëllim tejkalimin e anomalive aktuale dhe krijimin e kushteve më të mira për funksionimin e qendrës për skijim përmes bashkëpunimit dhe arritjes së kompromisit.

Takimi ishte mundësi ideale për shkëmbim të eksperiencave, propozimeve dhe kahjeve për gjallërimin e qendrës për skijim “Kodra e Diellit” nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ndërmarrja e hapave dhe aktiviteteve konkrete (çdokush në sferën e përgjegjësive dhe autorizimeve të veta) në pjesën e pikëve problematike, para fillimit të sezonit dimëror.

Nga takimi dolën shumë ide konkrete për bashkëpunim mes “ELEM TURS” SHPKNJ si kompani e cila menaxhon me qendrën për skijim “Kodra e Diellit” dhe përfaqësuesit e institucioneve si vijon: NP „Rrugët e Maqedonisë“, „Komuna e Tetovës“, „Inspektorati komunal“, „Sektori për aktivitete publike i Komunës së Tetovës“, „Sektori për punë normativo-juridike dhe administrative të Komunës së Tetovës“, „SPB“ – Tetovë, Stacioni policorë „Kodra e Diellit“, „Ndërmarrja publike komunale“ – Tetovë, „ARM“, „Qendra Klinike“ – Tetovë, „Shtëpia e shëndetit“ – Tetovë, „Policia rrugore“ – Tetovë, „Agjencioni për mbrojtje dhe shpëtim“, „Shërbimi malor shpëtues“, „Njësia teritoriale zjarrëfikëse“ – Tetovë, „Qendra për menaxhim me kriza“ – Njësia rajonale Tetovë. Mysafir nderi në takim ishte zëvendës ministri i mbrojtjes, zotëri Bekim Maksuti i cili me propozimet dhe qasjet e veta dha kontribut të rëndësishëm drejt konstruktivitetit të takimit.

Në të ardhmen, si hapa të ardhshëm planifikohen takime të këtilla me pjesën tjetër të palëve të interesuar në qendrën për skijim të cilat mund të japin kontributin e tyre drejt përmirësimit të gjendjes totale të qendrës për skijim “Kodra e Diellit”.

Vlerësojmë që vetëm përmes bisedimeve dhe ofrimit të eksperiencav edhe zgjidhjeve mund të arrijmë deri tek qëllimi ynë i përbashkët, e ai është qendër për skijim që do të jetë vend komod dhe atraktiv për dashamirët e sporteve dimërore.

Close Menu